Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Kamëza: Kush do fusë gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria


Kryeministri Rama i është rikthyer fushatës elektorale, pas një ndalese të shkurtër për shkak të operacionit disa ditë më parë.

Rama sot u ndal në Kamzë ku shfaq krah kryebashkiakut dhe njëherazi kandidatit të PS për Kamzën, Rakip Suli dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Rama si fillim falenderoi banorët për mbështetjen në momentin e operacionit të tij.

“Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një appendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është appendisit me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkojë te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptim plotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim appendisitin e 14 majit”, tha Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi kundërshtarët e tij politik duke thënë se kush do fusë gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria.

Rama tha se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, tha Rama.