Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Këlcyra: Rama në 10 vite nuk mendoi për qytetarët, por për pasurimin dhe pushtetin e tij


Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Këlcyrë për prezantimin e kandidatit Arjan Kasaj.

Berisha u shpreh për Kasajn se është një demokrat i vendosur dhe intelektual i shquar, i cili do jetë i përkushtuar për qytetin.

Mandej Berisha deklaroi se Edi Rama në 10 vite nuk mendoi për qytetarët, por për pasurimin dhe pushtetin e tij. Ndaj ai e quajti ndryshimin jetik.

Ai përsëriti akuzat se Rama ka miliona të fshehura në llogari ofshore.

 

“Së pari një mirënjohje shumë të thellë dhe falënderim të përzemërt për praninë tuaj në këtë takim, por edhe për mbështetjen në tre dekada që ju i keni dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare.

14 maji është një datë e rëndësishme sepse më 14 maj ju votoni për Arjan Kasajn, njërin nga bijtë tuaj më të shquar, një demokrat të vendosur, një intelektual të çmuar, një qytetar të përkushtuar. Do shkrijë gjithë energjitë e tij për t’ju shërbyer juve. Arjani do shënojë ndryshimin për çdo qytetar.

Po shndërrohemi në një komb mysafir në dhëna të tjera, por mysafir edhe në trojet e tyre.

Të gjithë potencialet e vendit janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e Këlcyrës dhe të Shqipërisë. Në 10 vite ai që drejton qeverinë nuk mendoi për jetesën e qytetarëve, mendoi vetëm e vetëm për pasurimin e tij dhe mendoi vetëm për pushtetin e tij. Për ta përdorur pushtetin për pasurimin e tij. Rama nisi karrierën e tij si kryeministër pas një akuze në një raport ndërkombëtar se ka të fshehura në llogaritë ofshore 200 mln euro.

Dikush mund të mendojë ai që ka vendosur 200 mln nuk i shkon mendja për të tjera. Ai që mendon kështu e ka gabim. Ai nuk mendon gjë tjetër veçse si të vjedh 200 të tjera dhe t’i bëjë 400 e me radhë. Ky është rregulli i hajdutit.

Çfarë ndodhi këto 8 vite me ne? Në vend se të kishim një përmirësim ekonomik, një gjendje më të mirë, vështirësia ekonomike erdhi gjithnjë në rritje sepse Edi Rama ngriu rrogat. Nuk ka akt më të pashpirt, më të papërgjegjshëm që mund të bëjë një kryeminist%r se sa të ngrijë rrogat e pensionet sepse çmimet nuk i ngrin dot. në tregun e lirë çmimet shkojnë gjithnjë në rritje. Çmimet u rritën, rrogat mbetën ato që ishin. Nga rritja e çmimeve në 2021 dhe 2022 çdo shqiptar ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Çdo pensionist ka humbur më shumë se dy pensione. Dhe në vende të tjera u rritën çmimet, por qeveritë ato para që u mblodhën nga rritja e çmimeve ua kthyen qytetarëve.

Kosova u ktheu pensionistëve, studentëve, kurse ky paratë që mblodhi 520 mln euro vetëm nga rritja e çmimeve i ndau të gjitha për lukset e veta dhe klientelën e tij. Ua shpërndau, erdhi në parlament, ishte një ditë cinizmi, kur ai në vend t’i shpërndante se u rrit TVSH-ja, tua kthente pensionistëve, qytetarëve, njerëzve me ndihmë ekonomike, studentëve, përkundrazi i çoi në një rrugë anësore Lekaj-Fier. Me 7.2 mln euro kilometrin. Ndërkohë që Greqia po ndërron autostradën kryesore Kakavijë-Janinë me 4 korsi me 4 mln euro. Ky ndryshim është jetik për çdo shqiptar”, deklaroi Berisha.