Vendosni fjalën kyçe....

Balla ironizon Berishën: Ai momenti kur kandidatët t’i ka vulosur Lika, Vangjeli e Nardi e ti s’u di as emrin (Video)


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Rithemelimit të PD-së Berisha, pasi ky i fundit hasi vështirësi në shqiptimin e emrit.

Teksa Berisha u ngjit në podium, iu drejtua kandidatit të opozitës Edmond Komino, po për disa sekonda nuk mundi dot t’ia shqiptonte emrin. Balla ironizon duke shkruar se ky është ‘ai momenti kur kandidatët t’i kavulosur Likja, Vangjeli e Nardi’.

“Ai momenti kur kandidatët t’i ka vulosur Likja, Vangjeli, Nardi dhe ti nuk i di as emrin” – shkruan Balla.