Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen kokë më kokë dy makina në Korçë, një i plagosur rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin kokë më kokë në afërsi të fshatit Pirg, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar nga policia e cila ka nisur hetimet.

Dy makinat kanë mbetur thuajse plotësisht të shkatërruara në pjesën e përparme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *