Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Durrësi ka nevojë për ndryshim, Cara person me qëndrueshmëri politike


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në emisionin “Log.” në Panorama TV foli në mbështetje të kandidatit për bashkinë e Durrësit Igli Cara është person me qëndrueshmëri politike dhe ka kualitet të rëndësishëm politik.

Sipas Mediut, Durrësi ka nevojë për ndryshim dhe për këtë ai u shpreh se do të angazhohen bashkë me aleatët e tjerë.

“Durrësi është një qytet i rëndësishëm, kandidati është jashtëzakonisht i mirë. Ne e njohim Igli Carën, për karakterin, për sjelljen, por edhe për qëndrueshmërinë politike. Besojmë që është një kualiteti i rëndësishëm politik jo vetëm i Durrësit po i gjithë Shqipërisë. Ndryshimi në Durrës është i rëndësishëm”, tha Mediua.

Kreu i PR-së, po ashtu tregoi disa detaje nga negociatat që u bënë para zgjedhjeve për bashkimin e PD, negociata të cilën dështuan.

“Një PD e bashkuar me një kandidat të vetëm është shumë herë më mirë sesa një PD të ndarë në dy subjekte njëra në një koalicion dhe tjetra me logon e PD

Unë jam angazhuar në këtë përpjekje sepse kam parë frymën e të dyja palëve për të arritur një konsensus. Deputetët kanë qenë për një opozitë të bashkuar. Në këtë angazhim kemi qenë edhe me zotin Duka. Ideja ishte që të dilej me një kandidat të vetëm sepse këto janë zgjedhje për kryetar bashkie dhe për ti fituar kryetarin e bashkisë është mirë që të kishim vetëm një kandidat. Pastaj modeli ishte që rreth këtyre kandidatëve të kishte lista proporcionale, për të shmangur atë manipulim që krijoi Rama. Kështu do krijohej më shumë sinergji.

Debati është shumë i ashpër dhe tërheq një pjesë të opinionit publik. Kjo nuk është pozitive. Arritën në një pikë mirëkuptimi deri tek pika që mund të kishte dy partitë bashke me kandidatët e primareve dhe të dy PD me një subjekt që të që të shkonin me një listë të unifikuar të këshilltarëve dhe kështu PD ruante një kandidat të vetëm.

Për arsye nga më të ndryshmet, kjo nuk u prania dhe u kaluar në formulën tjetër për të gjetur një subjekt që partia e Berishës të ndërtonte një ndërtonte një subjekt elektoral. U formua koalicioni “bashkë fitojmë” me PL, PBDNJ dhe PDK. Kjo i tha mundësi kandidatëve të foltores që të dalin në zgjedhje.

Nga ana tjetër duhet menduar si duhet menaxhuar kjo marrëdhënie.

Ne kemi mbështetur kandidatët e primareve sepse janë favorit. Duke qenë kështu lista e këshillave bashkiake duhet të jenë pjesë e stafeve të kandidatëve të primareve. Duke luftuar që votë e PR të shkojë për kandidatët e primareve.

Ky është koalicioni më i vlefshëm sesa koalicioni që PR të ishte në një listë me partitë e tjerë të koalicionit bashkë fitojmë. Pse? Sepse do të zinte vendet e PD, do të ishte më pasive në fushatë dhe nuk duhet të sillte atë produkt që duhet të sjellë. Ndoshta për ne është me një kosto të madhe, por më mirë një gjysmë rezultati dhe ti shërbejë zgjedhjes së kandidatit sesa ne të njësoheshim pa dhënë një kontribut te lista e PD”, tha Mediu.