Vendosni fjalën kyçe....

Basha video-konferencë me Varhelyin: E sigurova që opozita do bëjë gjithçka për plotësimin e kushteve


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Blu në një deklaratë për shtyp nga selia bëri të ditur se kishte zhvilluar një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi Europian, ku e siguroi këtë të fundit se “opozita, Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve”.

Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.
E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve
”-tha Basha.

Basha shtoi se plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave do sjellë edhe hapjen e negociatave.

Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare.
Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.
I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:
1. Mbështetje për shëndetësinë.
2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.
3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
”-tha kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *