Vendosni fjalën kyçe....

“S’ishte e lehtë të bindja SHBA-në e BE-në për reformën në drejtësi, u thashë duhet të bëjmë tërmet”


Kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi është vullnet e synim i PS-së dhe i tiji personalisht  ndërsa i quajti të fandaksur ata që thonë se ai kontrollon SPAK-un dhe se reforma është bërë nga ambasadat.

Para deputetëve socialistë kryeministri tha se në Uashington e Bruksel kishte kërkuar tërmet në drejtësi për ta reformuar e pavarësuar atë.

Ai tha se vettingu e reforma në drejtësi ishin parë me skepticizëm në SHBA e BE dhe se ishte  përpjekur shumë për t’i bindur për të kundërtën.

“Më të fandaksurit thonë se SPAK bën atë që i them unë, ndërsa disa thonë se reformën e bënë ambasadorët. Vettingun as në Bruksel as në Berlin nuk e pranonin. Në Uashington shkova për të kërkuar Byronë Kombëtare të Hetimit është në programin e vitit 2009, le të hapin kartat. Si na e impnuan ambasadat reformën kur na u desh shumë kohë për t’i bindur atë fillimisht për atë që donim të bënim dhe se vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit politik. Si mund të shkruheshin e bëheshin gjithë ato drafte po të mos ishte vullneti i PS-së. Si do ndodhte nëse s’do ishim të vendosur të mos dëgjonim asgjë, asnjë, madje edhe zëra brenda nesh që thoshin e kuptoni që kështu do ikim për lesh. E kuptonin që nuk do jemi më ne që vendosim ditën dhe natën kur zbardh e ngryset. E ç’do bënin ambasadat, BE-ja e Amerika nëse do ishim si gjiyhë të tjerët, bashkë më të tjerët e do ishim për zhvillim gradual kur shkoja nga kancelarja gjermane, në zyrat e E-së, në Uashington u thosha ne duhet të bëjmë tërmet. Kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë e argument ka një problem më të madh se nuk e pranon e tolerojë mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar e kthyer përmbys ç’të mundem nga karakatinat e së shkuarës dhe të largët. E tregon puna ime në çdo sektor. Merr e kthe permbys. S’kam hyrë për të qenë hu i gjatë.” – tha Rama.