Vendosni fjalën kyçe....

KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë


KQZ i ka dërguar kërkesë Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ankimet e partive politike të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre.

Në letrën e kërkesës thuhet se qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.

KQZ sqaron se çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara.