Vendosni fjalën kyçe....

Balliu akuza ministres Xhaçka: Nëna jote është marrë me trafik të miturish


Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Balliu ka publikuar dokumente, ku thotë se nëna e Olta Xhaçkës ka qenë fillimisht një persekutore në kohën e Enver Hoxhës, kurse më pas u bë kriminele, duke u akuzuar për trafikim të miturish.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e kriminelit Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali”-shkruan Balliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *