Vendosni fjalën kyçe....

Milani dhe Real Madrid kualifikohen për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve


Real Madrid mundi edhe në sfidën e kthimit Chelsean duke shkuar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola ndërsa në pjesën e dytë galaktikët shënuan dy gola me anë të Rodrygo.

Sfida e kthimit mes Napolit dhe Milanit përfundoi barazim 1-1.

Kuq e zinjtë ishin të parët që rrezikuan seriozisht portën e Napolit kur në minutën e 22’ Giroud dështoi të kthente në gol goditjen nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Por në minutën e 43’ Giroud do realizonte duke e çuar Milanin në pushimin midis dy pjesëve në avantazh.

Sfida dukej që do paraqitej e barabartë mes dy skuadrave kur në minutën e 82’ Kvaratskhelia dështoi të shënonte nga penalltia.

Por në minutën e 93’ i rikthyeri nga dëmtimi dhe golashënuesi i skuadrës Osimehn shënoi për të vendosur ekuilibrat.

Milani kaloi në fazën tjetër për shkak të fitores së marrë në sfidën e parë me rezultatin 0-1.

Në gjysmëfinale Milani do përballet me të kualifikuarën mes Benficës dhe Interit, ndërsa Real Madrid pret verdiktin mes Bayern Munich dhe Man.City.

Dy sfidat e kthimit të çerekfinales do zhvillohen ditën e nesërme.