Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Burri në SHBA përleshet me tre persona që po i grabisnin makinën (Video)


Një burrë në Konektikat, SHBA, u përlesh ma tre persona që po përpiqeshin t’i grabisnin makinën në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur më 10 prill, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimin   për katër të dyshuarit e shfaqur në video,shkruan Fox.

Sistemi i mbikëqyrjes me video i pronarit të shtëpisë kapi gjithë incidentin dhe policia publikoi videon ndërsa kërkon të identifikojë të dyshuarit.

Videoja e krimit tregon një grabitës të vetëm që afrohet dhe hyn në një mjet ‘Infiniti’ të kuq të parkuar në Valley View Drive. Pronari, duke dalë me nxitim nga shtëpia, ballafaqohet me të dyshuarin dhe e nxjerr me forcë nga makina.

Pamjet kapin të dy duke luftuar përpara se të ndahen, ndërsa më pas  i dyshuari godet pronarin dhe të dy fillojnë të grinden sërish.

Të dyshuarit iu bashkuan edhe tre të dyshuar të tjerë, dy prej të cilëve u përpoqën ta godisnin fytyrën e viktimës ndërsa i katërti qëndron duke parë përleshjen.

Sulmi përfundoi kur një individ tjetër brenda shtëpisë bërtet se po thërrasin policinë, duke bërë që banda të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia vuri në dukje se ndërhyrja e burrit në tentativën e grabitjes së makinës mund të kishte shkuar tmerrësisht keq.

“Faleminderit Zotit që ai nuk u lëndua seriozisht,” tha rreshteri i policisë së Rocky Hill, Jeffrey Foss-Rugan.