Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Gënjeshtrat e Ramës po rënojnë ekonominë dhe po infektojnë qytetarët


Kryedemokrati Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter deklaron se Kryeministri Rama gënjen për të mos dhënë lekët njerëzve.

Sipas Bashës, nga vendimet për të mos paguar punonjësit e fasonerive ka infektuar dy Bashki.

Mashtrimet dhe fjalët boshe për Bashën nuk e ndihmojnë ekonominë.

Basha thekson se ka zgjedhur që të jetë zëri të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama.

Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që mos tu japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që ju takon.

Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”-shkruan Basha në një postim në Tëitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *