Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia: Të refuzojmë joshjen dhe shantazhin për të fituar më 14 maj


Kandidati për Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ka deklaruar se “vetëm duke qëndruar të fortë dhe me kokën lart do ia dalim të fitojmë më 14 Maj”.

Spahia theksoi se “duhet të refuzojmë joshjen dhe shantazhin” për të fituar më 14 maj.

Ta refuzojmë joshjen dhe shantazhin, duke qëndruar të fortë dhe me kokën lart do ia dalim të fitojmë më 14 Maj. Ne nuk e humbën besim në Shkodër dhe fituam, zgjodhëm bashkimin mbi përçarjen. Janë 30 ditë dhe nga sot puna jonë është vetëm me njerëzit dhe për njerëzit. Ne jemi alternative më e mirë për Shqipërinë, punojmë me dashurinë për familjen e vendin.

Nuk i ndajmë njerëzit me ngjyra partiake, të kuq, mavi e blu. Ftojmë socialistët të bashkohen me ne në 14 maj, ka zhgënjim mes tyre, janë braktisur nga partia e tyre. Socialistë të zhgënjyer votoni kudo kandidatët e opozitës së vërtetë. Bashkë do të fitojmë, do i hapim rrugës çlirimit të Shqipërisë nga qeveria më e korruptuar. 14 Maji është misioni më i vështirë, por do e kthejmë misionin tonë.

Mos e lejoni këtë radhë, e dimë sa herë ai ka blerë zgjedhjet Shqipëria është bërë më keq, e shqiptarë janë larguar. Ne nuk dorëzohemi, do luftojmë dhe do fitojmë.

Ju jap fjalën se kësaj qëndrese do ti prijë Shkodra, atje do fitojmë por duhet të fitojmë në gjithë Shqipërinë. Votoni numrin 1 si koalicion dhe 2 Bardh Spahia për kryetar bashkie”-deklaroi Spahia.