Vendosni fjalën kyçe....

Meta : As nuk kam tentuar të takoj McGonigal, Rama ka shantazhuar mediat


Në deklaratën e tij për meda, Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta, i pyetur nëse e ka takuar ish zyrtarin e FBI, ai u shpreh se nuk e ka takuar e as nuk ka tentuar ta takojë.

“Absolutisht nuk jam takuar, as nuk kam tentuar, por po zbardhen shumë të vërteta nga bizesmenë dhe pronarë mediash dhe nga njerzit që kanë dalë nga sistemi i drejtësisë dhe për fat të keq, bashkëpuntorët e kryeministrit, kanë tentuar ta kthejnë çështjen e Nongratave në trafikun më të madh të drogës”, u shpreh Meta.

 Më tej Meta shprehu se kryeministri ka shantazhuar mediat për të mos qenë kritike ndaj tij.

Edi Rama i ka thirrur dhe u ka bërë presion për gjobëvënie ndaj mediave pronarëve të tyre që mos ishin kritik ndaj tij, duke përmendur si shantazh Amerikën.

Është detyra e drejtësisë të bëjë hetim të plotë e të thellë për të gjithë personave që kanë ardhur, dhe veprimtarinë e tyre të paligjshme, për të bërër presion këtu nën shërbim të Ramës,” tha Meta.