Vendosni fjalën kyçe....

KQZ miraton fletët e votimit për zgjedhjet e 14 majit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletët e votimit për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë në Tiranë.

Sa i përket kandidatëve në fletë do të vendoset emri i kandidatëve, poshtë tyre emri i subjektit ku kandidojnë dhe bashkangjitur tyre logoja. Vendimi u mor pas seancës së sotme ku pati debate për vendosjen ose jo të emrave të kryetarëve të partive apo koalicioneve.

Ilirjan Celibashi tha se për koalicionet nuk do vendoset emri i kryetarit në fletën e votimit.

Në lidhje me plotësimin  e përmbajtjes së fletës së votimit për anëtarë këshilli kemi marrë konfirmimin edhe nga koalicioni tjetër që nuk kanë interes për të vendosur emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit. E përfundojmë këtë çështje  si për rastin e koalicionit “Bashkë fitojmë” edhe në koalicionin tjetër nuk do jetë emri i kryetarit të partive”,-tha Ilirjan Celibashi.