Vendosni fjalën kyçe....

Meta pa koment për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje: E rëndësishme që opozita e bashkuar do ndëshkojë regjimin më 14 maj


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk pranoi të komentonte mosregjistrimin nga ana e KQZ-së të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.

Për Metën e rëndësishme është që shqiptarët do kenë mundësi pas 60 ditësh të ndëshkojnë me votë sistemin monist.

Kreu i PL-së ritheksoi koalicionin që ka me PD-në e Berishës si garanci për hyrjen në zgjedhje të kandidatëve të përbashkët.

Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh”-deklaroi Meta.

Meta tha se opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike dhe se çështjen brenda PD-së e kanë zgjidhur anëtarët e vet më 6 mars 2021.

Çështja e regjistrimit të kandidatëve është një çështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë. Nuk dua të hyj në çështjen e Partisë Demokratike sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e Partisë Demokratike por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist”-deklaroi Kreu i PL-së.