Vendosni fjalën kyçe....

Kapja e 8 armëve në portin e Durrës, SPAK merr në dorë hetimet, dyshohet se u ngarkuan në një magazinë në Tiranë


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 8 armëve të zjarrit të tipit pistoletë në Portin e Durrësit.

News 24 raporton se armët synoheshin të transportoheshin në shtetin Anglez.

Ndërkohë në pranga ka përfunduar shoferi i fugonit që do të kryente edhe transportin e tyre, shtetasi me iniciale J.K.

News 24 raporton se armët janë ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre dyshohet se është një magazinë në zonën e Alliasit.

Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e shoferit ku pritet te zbulohet nëse ka një baze armesh ne kryeqytet.

Dyshohet se armët e zbuluara pasditen e së hënës në portin detar të Durrësit do të transportoheshin në funksion të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal në Angli dhe për këtë hetimet janë marrë në dorë nga SPAK, raporton Top Channel.