Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Durrësi: Në listat e Ramës edhe dhunuesit e grave, sot duhej të ishin prapa hekurave


Në një takim në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së bëjnë pjesë edhe njërëz të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave.

Basha e bëri këtë deklaratë ndërsa po prezantonte programin e tij për gratë dhe barazinë gjinore. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk i ka promovuar gratë, pork a bërë të kundërtën duke promovuar dhunuesit e tyre.

 “Kjo qeveri dhe ky kryeministri jo vetëm nuk ka promovuar gratë, por përkundrazi ka promovuar modelet më të këqija, atë të trafikantëve të grave dhe vajzave shqiptare, ato të keqpërdorimit, ato të keqpërdorimit të imazhit të gruas dhe të dhunës verbale dhe fizike të pandëshkuar dhe të dhunuesve që sot janë në listat e partisë të Ramës, kur në fakt duhet të ishin para drejtësisë dhe prapa hekurave.”– u shpreh Basha.

Sipas kryedemokratit, listat e PD-së përbëhen nga figura të pastra dhe me dinjitet ndërsa shpreh besimin se pas 25 Prillit do të vijë ndryshimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *