Vendosni fjalën kyçe....

E përplas karrotreci, ndërron jetë 50-vjeçari në Lushnjë


Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë pasi është përplasur nga një mjet karrotrec.

Viktima është një person ende i paidentifikuar, ndërsa autori i dyshuar i karrotrecit, 27-vjeçari me iniciale M.Ç, banues në Levan është shoqëruar nga policia.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëgjesit në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë fshatit Zhamë.