Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Indi pas përplasjes ushtarake me Kinën, digjet portreti i Xi Jinping


Qindra indianë kanë djegur shëmbëlltyrën e presidentit kinez, Xi Jinping, pas përplasjes vdekjeprurëse mes dy ushtrive në kufirin e përbashkët indiano-kinez.

Vrasja brutale e më shumë se 20 ushtarëve indianë dhe një numri të pakonfirmuar ushtarësh kinezë ka shkaktuar protesta të gjera në Indi.

Qytetarët kanë braktisur blerjen e mallrave kineze dhe importin e tyre. Një pjesë e protestuese dogjën mallra kineze dhe shëmbëlltyrën e liderit kinez.

Një betejë që raportohet se zgjati tetë orë, ndodhi të hënën midis trupave indiane dhe kineze në Luginën e lumit Galwan në kufirin midis Indisë dhe Tibetit të pushtuar nga Pekini.

Zyrtarët indiane konfirmuan vdekjen e mbi 20 ushtarëve të tyre, ndërsa Kina pranoi disa ‘viktima’ pa dhënë një numër. Mediat indiane pohuan, duke përmendur raportet e inteligjencës, se Kina pësoi nga 35 deri në 50 viktima.