Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se plagosi  me thikë tre persona në Tiranë, vetëdorëzohet në polici 40-vjeçari


Është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar për plagosjen e tre personave në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

40-vjeçari Altin Mergjushi dyshohet se pas një sherri në  një lokal në Laprakë, plagosi me thikë 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, vajzën e tij Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeçarin Massimo Sorvillo.

Mergjushi dyshohet se fillimisht është përplasur me  fjalë me treshen, pasi italiani e kishte pushuar nga puna në fabrikë e më pas i ka goditur me thikë.

Tre të lënduarit u dërguan menjëherë në spital ku më e rënduar u paraqit 64-vjeçari Rrapollari.