Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza Ramës: Përgjegjësi i vetëm për krizën, e blen energjinë jashtë shtatë herë më shtenjtë se sa e shesin prodhuesit vendas


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se po sulmon prodhuesit vendas të energjisë ndërkohë që ata i kanë kursyer buxhetit qindra milionë euro.

Ai shkruan se Rama dështak e i korruptuar është përgjegjësi i vetëm për krizën ku ndodhet vendi. Meta thekson se kreu i qeverisë është kujdesur vetëm për të vjedhur e shpërdoruar e tani kërcënon me tatime të larta prodhuesit vendas të energjisë.

Kreu i PL-së shkruan se qeveria e blen energjinë jashtë shtatë herë më shtrenjtë sesa prodhuesit vendas ia shesin Furnizuesit të Tregut të Lirë.

“Ndërsa Kryeministri dështak dhe i korruptuar deri në palcë kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize e kundërta është e vërtetë. Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Ndaj përgjegjësia për krizën ku jemi ka vetëm një emër atë të Edi Rames që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të vjedhur duke dështuar rëndë në mosrealizimin e asnjë objektivi të strategjisë për energjinë dhe tani kërcënon t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme prodhuesve vendas të energjisë gjoja për fitimet marramendëse që po nxjerrin. Janë vjedhjet marramendëse të Edi Ramës dhe bandës së tij në energjetikë përgjegjëse për këtë krizë. Shtatë herë më shtrenjtë e blejnë energjinë nga jashtë këta hajdutë se sa Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble prodhuesve vendas të energjisë.” – shkruan Meta.