Vendosni fjalën kyçe....

Berisha prezanton Besnik Dushajn në Tropojë: Kandidatët e Ramës dalin nga sistarët e bodrumeve të mafies


Ish-kryeministri Berisha tha nga Tropoja, ku ndodhet për të prezantuar kandidatin e opozitës për zgjedhjet e 14 majit, se kandidatët e PS-së se dalin nga sirtarët e Edi Ramës e bodrumeve të mafies.

Ai theksoi se shqiptarët do votojnë masivisht kandidatët e dalë nga Primaret ndërkohë që akuzoi kryeministrin Rama si tradhëtar të Shqipërisë e Kosovës dhe përgjegjësin kryesor për largimin e shqiptarëve.

“Kam ardhur për të paraqitur si kandidat Besnik Dushaj. Njërin nga demokratët më të vendosur, një nga pasardhësit e një familjeje të nderuar, njeriu me virtyte që punoi për ndryshimin dhe zhvillimin e kësaj treve. Këtë herë Besniku, Miftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatët të lirisë, së votës suaj, së Primareve. Unë e di që procesi i Primareve, i pari në 32 vite nuk ishte i përsosur por do bëhet. Ndaluni për një moment ta pyesim pak Rexhën; Ti Rexha i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Kush të ka votuar? Nga dole? Nga sirtarët e Edi Ramës. Përballen kandidatët e Lirisë me ata të Ramës”, tha Berisha.