Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja


Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me disa akuzat ndaj tij me Sali Berishën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se me Sali Berishën nuk e lidh asgjë dhe nuk ka patur kurrë pakte të fshehura.

Bardhi shkruan se të gjitha këto teza janë qesharake dhe intriga të vogla, që duan të përçajnë më tej PD për interesa personale.

 

“Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja. Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qëndrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim! Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.