Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje shkodranëve: Votoni Xhemal Bushatin dhe jo modelin e Inceneratorëve


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur sot në Shkodër iu ka kërkuar qytetarëve shkodranë që të votojë Xhemal Bushatin për kryetar bashkie.

Basha u shpreh se duke votuar Bushatin, është e vetmja mënyrë për të shmangur modelin e Edi Ramës, apo të “Inceneratorëve” siç e quan ai.

 “Ka vetëm një rrugë që shkodranët mos kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, modelin e inceneratorëve, që vret shpresën dhe zbraz Shkodrën dhe ka vetëm një mënyrë, vota për Xhemal Bushatin!

A doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi, që të vendos modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk ju dëgjoj më fortë! Atëherë votoni Xhemal Bushatin.”- tha Basha.