Vendosni fjalën kyçe....

14 maji, Alibeaj mbledh kryesinë, 3 propozimet që do diskutohen


Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryesinë e pjesës së PD-së që e mbështet.

Në qendër të diskutimit është mënyra e daljes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pritet që në diskutim të jenë të gjitha bashkitë dhe se çdo gjë do vendoset pas votimit. Kjo është mbledhja e disatë e Alibeajt me deputetët që e mbështesin.

Një pjesë e deputetëve, mes të cilëve Jorida Tabaku, Dhurata Çupi e Oriela Nebiaj, janë kundër daljes më kandidatë në zgjedhje, po vetëm me lista për këshillat bashkiakë.

Një pjesë propozojnë që të dilet me kandidatë në disa zona të caktuara, propozim që mbështetet nga Gazment Bardhi e Indrit Sefa. Ndërsa pjesa tjetër kërkojnë kandidatë në bashkitë e mëdha.