Vendosni fjalën kyçe....

Nesër ndalohen lundrimet për në Sazan, do asgjesohen municionet e grumbulluara në ishull


Ditën e nesërme do të ndalohen të gjitha udhëtimet me mjete lundruese drejt bazës së Pashalimanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Shkak për ndalimin e lundrimit do të bëhet asgjësimi i municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit.

Ndalimi i lundrimeve me anije, gomone, jahte dhe skafe do të bëhet nga ora 9.00 deri në orën 17.00.

Njoftimi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapitenaria Vlorë.  

Neser nga ora 09.00 deri ne oren 19.00 ndalohet levizja e mjeteve lundruese private ( anije, gomone, jahte , skafe , varka etj ) te te gjitha llojeve per arsye pune nga Baza detare Pashaliman“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *