Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qytetarët e Tiranës duan ndryshim, fillim i tij do jetë 14 maji


 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji.

Meta shkruan në Facebook se qytetarët e Tiranës duan ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.

Ai thekson se do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë.

 

“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm.

Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.

Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror.

Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.

Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.