Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane


Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se dakordësia mes Kosovës e Serbisë të shtunën në takimin e Ohrit është rezultati më i rëndësishëm i dialogut.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka nënvizuar se Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe planin  e qartë për të mbërritur aty.

“Rezultati më i rëndësishëm i takimit të Ohrit: Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe planin  si të mbërrijë aty. Një vendim për arritjen e të cilit u desh urtësi, integritet dhe guxim. Shumë punë mbetet ende për t’u bërë dhe SHBA-të do jenë me ju në çdo hap të rrugës.” –  shkruan Hill në Twitter.

Pas takimi të djeshëm, Josep Borrell, Komisioneri i Jashtëm i BE-së tha se Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizim raportesh.