Vendosni fjalën kyçe....

Aranita Brahaj: Paradoksi i rindërtimit, Turqisë i kushtoi një banesë 80 mijë euro ndërsa Bashkisë Kurbin vetëm 2.2 milionë lek


Drejtuesja e portalit Open Data, Aranita Brahaj e cilëson paradoks vlerën e rindërtimit nga qeveria turke të apartamenteve me vlerë e rindërtimit nga vetë Bashkia e këtij qyteti.

Brahaj shkruan se qeveria turke rreth 80 mijë euro për një apartament në Laç ndërsa Bashkia e Kurbinit tenderoi 225 banesa për vlerën 516 863 548 pa TVSH ose për vetëm 2.2 milion lek.

Dion-Al fitoi tenderin e Bashkisë Kurbin në kuadër të procesit të rindërtimit për 225 banesa me fond 516 863 548,00 lek nëpërmjet një marrëveshjeje kuadër.

Zbulimi i shumës së rindërtimit të qeverisë turke në përurimin e 17 janarit nga vetë Erdogan e cila u pa me skepticizëm nga zëra të ndryshëm për vlerën e madhe që pati.

Vlera e një apartamenti me çmim kosotoje në këtë Bashki është dukshëm e lartë dhe jashtë çdo parashikimi duke e krahasuar edhe me çmimin e shitjes së një banese në kryeqytet.