Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi 322 mln lekë, Gjykata lë në burg Lefter Allën


GJKKO ka vendosur “Arrest me burg” kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, 6 zyrtarë dhe 3 biznesmenë si dhe ka lënë në “arrest shtëpie” 2 të tjerë të arrestuar me urdhër të SPAK për afera me tenderin e ujësjellësit.

Sipas SPAK, gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur me objekt “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.