Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthehet Berishës: Hera e parë në histori që një person i shpallur “non grata” thërret një protestë kundër partisë së tij


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së thirrur kundër tij nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë blu.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.”- shkruan Basha.

Kujtojmë se më herët, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 8 janar, që do të organizohet para selisë së Partisë Demokratike.

Protesta u njoftua përmes një posteri të shpërndarë në rrjetet, ku shkruhet: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”. Në poster theksohet se tubimi do të zhvillohet në orën 12:00.