Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm me PL-në, Berisha tjetër strategji, dorëzohet kërkesa e koalicionit ALD nga tre deputetë


Aleanca Liberale e Djathtë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit.

Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.

Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Sigla e koalicionit do të jetë ALD.

Këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marre firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.

Ndërkohë, listat e këtyre partive për këshilltarët bashkiake mund të përdoren nga Partia Demokratike për të futur kandidatët potencialë fitues, të cilët kanë mbetur jashtë nga lista kryesore e koalicionit opozitar, për shkak se ajo liste do të ketë në përbërjen e saj kandidatë nga grupimi i Berishës si dhe përfaqësues të Metës, Dules dhe Ndokës.

Aleanca Liberale e Djathte by Ina Kashari