Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro, arrestohet shtetasi shqiptar në Itali


Një 49-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar nga Karabinierët e Busto Arsizio në Castellanza, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Ai ishte duke ecur nëpër rrugët e qytetit kur u kontrollua nga një grup efektivësh për shkak të sjelljes së dyshimtë. Shqiptari mbante një çantë brenda së cilës iu gjetën dhe sekuestruan 500 gramë kokainë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën vende të ndryshme fshehjeje në të gjithë banesën, brenda së cilave sekuestruan gjithsej 7.5 kg kokainë së bashku me 60 mijë euro cash.