Vendosni fjalën kyçe....

Momenti i sikletshëm, Rudy Giuliani-t i kullon boja e flokëve në fytyrë gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)


Rudy Giuliani, i cili është avokati i Presidentit Donald Trump është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale.

Ai  u përball të enjten gjatë një konference për shtyp, me një incident lidhur me pamjen e jashtme.

Giuliani kishte lyer flokët, mirëpo në një moment gjatë konferencës kur ai kishte nisur të djersinte shumë, filloi t’i kullojë boja e flokëve në fytyrë.

Edhe pse ai u fshi disa herë me letër ishte e kotë. Boja nuk po i hiqej dhe ai as nuk e shihte dot veten se në çfarë gjendje ishte, vetëm vazhdoi konferencën deri në fund.

Giuliani po fliste për zgjedhjet ndërsa akuzonte demokratët se kishin patur një plan “të centralizuar” për të kryer mashtrime me votat në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *