Vendosni fjalën kyçe....

‘Zgjohet’ Kukësi, mund Bylisin e nis ngjitjen në renditje, Kastrioti e Teuta ndahen në paqe


Kukësi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Erzenit, në suksesin e tretë radhazi për ekipin verior, që tashmë mund të marrë disi frymë i lehtësuar.

Fitorja u arrit falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Rashiti e Taipi. Kukësi ka bërë një paraqitje zhgënjyese këtë sezon por me 9 pikët e marra së fundmi ka arritur të largohet disi nga zona e ftohtë e të shohë për nga vendi i tretë që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Evropës.

Bylisi nga ana e tij mban vendin e parafundit në renditje po ka ende kohë të shmangë rënien.

Në ndeshjen tjetër të luajtur ditën e sotme Kastrioti e Teuta janë ndarë në paqe në një barazim pa gola. Krutanët mbajnë vendin e fundit në klasifikim, megjithatë teorikisht kanë ende mundësi të mbijetojnë duke qenë se bregu është ende i kapshëm.

Durrsakët nga ana e tyre janë sipër zonës së ftohtë megjithatë pjesë e valles së ekipeve që do të duhet të djersijnë deri në fund për sa i përket qëndrimit në Superligë.