Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Durrës e Kavajë, humbin jetën dy persona


Dy persona kanë humbur jetën sot në dy aksidente të ndodhura në Durrës e Kavajë.

Në Durrës një betoniere ka përplasur një person që po ecte me biçikletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë spitalit të Durrësit ndërsa drejtuesi i betonieres është shoqëruar nga policia.

Në Kavajë një 33-vjeçare ka ndërruar jetë pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh Kavajën me Rrogozhinën, pranë varrezave të qytetit.