Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet e SPAK ku u arrestua Vangjush Dako, zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar


Janë zbardhur emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar lidhur me hetimet e SPAK për dosjen e Durrësit, për të cilën u arrestua mbrëmjen e djeshme ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Bëhet fjalë për Adhurim Qehajajn, Adrian Bulkun, Fiqiri Farukun, Ermal Laman, Fatmir Ejupin, Adnan Tocillën, si edhe Meri Seminin.

Gjithashtu urdhër arrest nga SPAK u lëshua edhe për Ferzilet Hajdërin dhe Djana Dedjan.

Urdhërarresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit u lëshua nga prokurori që ka hetuar dosjen Sotir Kllapi pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar dhe që u dëmtua nga tërmeti si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.

Ndaj Dakos rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste dhe falsifikim dokumentesh.