Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në Hamburg, raportohet për disa viktima – DW


Policia ka raportuar se disa persona janë vrarë dhe një numër të tjerësh janë plagosur në një të shtëna vdekjeprurëse në Hamburg. Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në sulm ndërsa dia të tjerëjanë plagosur, shkruan Fokus.

Ndërsa DW shkruan se disa persona u raportuan të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave në qytetin verior gjerman të Hamburgut, pa dhënë një numër të viktimave.

Policia e Hamburgut tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf. Sipas disa raporteve të mediave, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelböge, e cila është në Gross.

Banorët që jetonin aty pranë u paralajmëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.