Vendosni fjalën kyçe....

Balla sulmon Metën: Të tregojë kush do udhëheqë opozitën në humbjen e 25 Prillit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur nga Elbasani duke vijuar sulmet ndaj LSI-së dhe presidentit Ilir Meta.

Ai kujtoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi nga presidenti të sqaronte se cili ishte kreu i LSI-së dhe cili është lider i opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, ai apo Lulzim Basha.

“Ju e dini fare mirë që LSI në Elbasan nuk ka më. Ka qenë një strukturë e mbartur për arsye që lidhen me marrëdhënien e LSI me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, nuk ekziston. Ajo që kryeministri Rama me të drejtë tha, ne për fat të keq kemi President I cili nuk përfaqëson më komunitetin e vendit. Ai do të qëndrojë në detyrë se bën mirë detyrën e vet jo kushtetuese, por politike.

Së pari duhet të sqarojë në është ai apo Monika kryetar i LSI. Më pas të sqarojë kush është kryetar i opozitës, Basha apo Meta. Pasi të sqarojnë këto, të dimë se kush nga këta do të udhëheqë humbjen e radhës të opozitës më 25 prill. Të paktën këtu në Elbasan e dini çfarë i pret. Por duam të dimë kush do jetë kreu i opozitës.”- deklaroi Balla.

Ditën e djeshme, pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, kryeministi Rama tha për gazetarët se problemi i madh i shqiptarëve për të ardhmen është Ilir Meta dhe LSI-ja. Sipas kreut të qeverisë ky problem do zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme. Mes kreut të shtetit dhe kreut të qeverisë ka patur sulme e kundërpërgjigje në distancë përgjatë gjithë ditës së djeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *