Vendosni fjalën kyçe....

KQZ vendos sot për regjistrimin në zgjedhje të partive politike


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do vendosë sot për regjistrimin e Partisë Socialiste, Bindjes Demokratike, LZHK-së, Partisë së Lirisë dhe mbi të gjitha se cila palë do të përfaqësojë PD-në në zgjedhje.

Në rendin e ditës së KQZ-së janë përfshirë të dy kërkesat me dy vula dhe dy kryetar; njëri nga Sali Berisha dhe tjetri nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i autorizuar.

Për rastin e Berishës, pak gjasa ka që të regjistrohet se kohe që edhe vetë Apeli në vendimin e tij e konsideronte palën përfaqësuese nga Berisha si komisioni i Rithemelimit dhe palën tjetër të Alibeajt ai PD-ja zyrtare.