Vendosni fjalën kyçe....

Kallëzimi për pronat e ushtrisë, deputeti i PS-së Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK


Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK.

Raportohet se deputeti do të japë sqarime në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një kallëzim të Artur Meçollarit në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë në Shëngjin dhe Sarandë.

Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra, pas daljes së disa pamjeve nga një ceremoni martesore që po zhvillohej në një anije ushtarake, në vitin 2020.

Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhej në njoftimin e ministries për shkarkimin e tij në atë kohë.