Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden zyrtarizon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale


Pas disa muajsh diskutimesh, ish zv.presidenti amerikan Joe Biden, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij presidenciale përmes një videoje në internet.

Në videon e publikuar për nisjen e fushatës së tij, Biden qortoi tubimin e supremacistëve të bardhë në Charlottesville, Virxhinia, në gusht 2017 dhe mënyrën se si u trajtua nga presidenti Donald Trump.

Biden paralajmëroi se “vlerat thelbësore të kombit … demokracia, gjithçka që e ka bërë Amerikën është në rrezik”.  Kjo është hera e tretë që Biden vendos të kandidojë për zgjedhjet presidenciale.

76-vjeçari hyn në një garë me 19 demokratë të tjerë, për t’u nominuar si kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Biden është kandidati i dytë më i vjetër në garë, me rekordin më të gjatë të shërbimit publik. Vetëm Bernie Sanders, 77 vjeç, është më i vjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *