Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi i jep 48 orë Alibeajt të plotësojë dokumentacionin: Për mua kryetar i PD-së është Berisha, Basha figuron nga ligji


Kryetari i KQZ-së Ilirian Celibashi gjatë diskutimeve për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale tha se në perceptimin e tij kryetar është Sali Berisha por në pikëpamje të ligjit figuron Lulzim Basha.

Ai tha se KQZ nuk vendos dot kush përfaqëson PD-në duke theksuar se është gjykata ajo që e bën.

Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush por edhe pas jush kanë bindjen se vendimmarrja e Komisionerit është e bazuar në ligj. Për të gjitha palët është e qartë më së pari se ne do duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi drejtues i Partisë Demokratike që ka të drejtën për paraqitjen e kërkesës. Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë?  KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion. Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar. Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime apo fakte publike. Unë mund ta pranoj që në përceptimin tim kryetar është Sali Berisha por kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin tim. Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha., Ai figuron kryetar i Partisë Demokratike në pikëpamje të ligjit”, tha Celibashi.

Më tej Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë dhe nuk ka përputhje me kodin zgjedhor.

‘Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë, kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja.

Autorizimi është shumë i paqartë. Autorizimi duhet të ishte ‘autorizohet Indrit Sefa që të autorizojë apo të kryejë procedurat e Partisë Demokratike për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit 2023. Autorizimit i mungon qartësia. Por të themi për momentin se do të ishte e qartë. Ka edhe një mangësi tjetër në dokumentacionin tuaj që ka të bëjë me detyrimin personal të kryetarit të Partisë Demokratike. Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’- tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi e ktheu për plotësim dokumentacioni kërkesën e firmosur nga Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike.

Vlerësoj se dokumentacioni i ardhur nga Basha nuk është i plotë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Është e qartë edhe për ju Indrit që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit, akti autorizues duhet të jetë i qartë. Kush e lëshon autorizimin të jetë e qartë dhe përmbajtja që duhet të kryejë i autorizuari të jenë të qarta. Basha ka të drejtën të autorizojë këdo që ai çmon për të paraqitur kërkesa në llogari të PD-së, përfshi edhe kërkesën për regjistrim. Nuk kemi diskutime dhe paqartësi edhe në lidhje me personin që autorizohet. Keni 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, u shpreh Celibashi.

Pas këtij vendimi, përfaqësuesi i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa kërkoi një kopje të vendimit pasi siç tha ai do ta apelojë kthimin e dokumentacionit.