Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim për narkotikë, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë


Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pas ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Shtetasi me me inicialet H. C., banues në fshatin Gorisht, Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë”-njofton policia.