Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet prania e flotës ruse në Mesdhe, Perëndimi në vigjilencë


Intensifikohet aktiviteti i anijeve ruse në Mesdhe, njofton faqja e internetit Itamilradar. Fenomeni është i njohur dhe monitorohet prej disa kohësh nga Marina italiane, raportojnë mediat në vendin fqinj.

Vetëm pak ditë më parë, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Admirali Enrico Credendino, kishte raportuar në dy dhomat e Parlamentit italian për një “rritje domethënëse” të flotës së Moskës në Mesdhe, me rreth dhjetë njësi dhe një qëndrim “agresiv” që mund të shkaktojnë edhe aksidente.

Itamilradar informon për praninë e cisternës ‘Akademik Pashin’ dhe të fregatës ‘Admiral Kasatonov’ të cilat aktualisht lundrojnë në Kanalin Sicilian nga porti sirian i Taurus. Hipoteza e mundshme është se dy anijet do të kalojnë ngushticën e Gjibraltarit për t’u kthyer në Rusi.

“Pashin” dhe “Kasatonov” së shpejti mund të zëvendësohen nga cisterna “Kama” dhe fregata “Admiral Gorshkov”, e cila së shpejti do të hyjë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit.

Kështu prania e flotës ruse në pellg nuk do të ulet. Pak ditë më parë një tjetër cisternë, “Kola”, hyri në Mesdhe nga Gjibraltari. Anija ndodhet tani në detin Jon në jug të Korfuzit dhe po shkon drejt veriut. Mund të hyjë në detin Adriatik ku ndodhet grupi ‘Combat strike’ i aeroplanmbajtëses amerikane ‘George Bush’.

‘Betejat detare’, të cilat – për momentin – janë në nivel provokimesh në ‘hijes’ për t’i bërë forcat perëndimore që kontollojnë Mesdheun të ndjejnë praninë ruse. Por, duke pasur parasysh momentin delikat dhe rrezikun e aksidenteve të fshehura, vëmendja është shumë e lartë nga ana e marinës italiane dhe NATO-s.