Vendosni fjalën kyçe....

Reklamoi orët false ‘Rolex’ në Instagram, futet në kurth e vritet babai i gjashtë fëmijëve në Angli


Një burrë që pozoi në Instagram me dy ora Rolex u vra pasi dy gra përdorën lëdë narkotike në përpjekje për ta grabitur.

Saul Murray, 33 vjeç, u fut në kurth nga Surpreet Dhillon dhe Temidayo Awe, të cilat e joshën dhe e zhveshën atë.

Në shkurt të vitit të kaluar, ai u gjet i zhveshur në një pellg gjaku në hyrjen e banesës së tij në New Town Street, Luton, pasi bashkëpunëtorët e tyre meshkuj, Ikram Affia dhe Cleon Brown, ishin thirrur sepse droga nuk kishte arritur ta hidhte në tokë.

Policia më vonë ishte në gjendje të identifikonte njërin nga burrat, Affia-n, nga një pallto e veçantë dhe e rrallë ‘Moncler’ që kishte veshur. Ajo përputhej me atë që kishte veshur natën e ngjarjes.

Affia, 31 vjeç, nga Hackney në Londër, u shpall fajtore për vrasje dhe u dënua të premten me burgim të përjetshëm.

Dhillon, 36, Brown, 29, dhe Awe, 21, u dënuan për vrasje nga pakujdesia.

Dhillon dhe Awe hynë në banesë rreth orës 23:30 më 26 shkurt të vitit të kaluar.

 

Kamera CCTV e luajtur para jurisë në gjykatën në Luton tregoi gratë duke u larguar nga banesa, të ndjekura 19 sekonda më vonë nga dy burrat. Affia mbante në dorën e djathtë një thikë të madhe.

Orët Rolex ishin false dhe Murray, baba i gjashtë fëmijëve, nuk kishte sende të shtrenjta në banesë, të cilën ai sapo e kishte zënë.

Të katër të pandehurit u dënuan për komplot për të grabitur Murray midis 8 shkurtit dhe 28 shkurtit. Affia u shpall gjithashtu fajtor se kishte një thikë.

Brown u burgos për 11 vjet, Dhillon u dënua me 10 vjet dhe Awe u dënua me shtatë vjet.