Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu justifikon sulmet e mundshme ndaj objekteve bërthamore iraniane


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se mundësia për të sulmuar një objekt bërthamor iranian si ‘vetëmbrojtje’ duhet të lihet  e hapur, duke argumentuar se shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA) bëri një deklaratë ‘të padenjë’ kur ai deklaroi se çdo goditje e tillë është e ndaluar.

“A jemi të ndaluar të mbrohemi?” tha Netanyahu të dielën në një takim të kabinetit.

“Sigurisht, ne jemi të lejuar, dhe sigurisht, ne po e bëjmë këtë…Asgjë nuk do na pengojë të mbrojmë vendin tonë dhe të parandalojmë shtypësit që të shkatërrojnë shtetin hebre.”

Vërejtjet e Netanyahu-t erdhën një ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s Rafael Mariano Grossi u pyet nga një gazetar në lidhje me kërcënimet e SHBA-së dhe Izraelit për të sulmuar Iranin nëse ai nuk pranon të frenojë programin e tij bërthamor.

“Çdo sulm ushtarak ndaj një objekti bërthamor është i jashtëligjshëm, është jashtë strukturave normative që ne të gjithë i përmbahemi,” tha Grossi në një konferencë shtypi në Teheran pas takimit me udhëheqësit iranianë. Ky parim vlen për të gjitha objektet bërthamore, duke përfshirë objektin më të madh bërthamor të Evropës në Zaporozhye.

Netanyahu tha se asnjë ndalim i tillë nuk mund të zbatohet për Izraelin.

“Rafael Grossi është një person i denjë që bëri një vërejtje të padenjë,” tha ai.

“I jashtëligjshëm me cilin ligj? A lejohet Irani, i cili publikisht bën thirrje për shfarosjen tonë, të mbrojë armët e tij të shkatërrimit që do të na masakrojnë?” – shtoi ai.