Vendosni fjalën kyçe....

“Mbylleni Taxh Mahalin”- India në alarm nga koronavirusi, diskutohet mbyllja e monumenteve historike


Kryetari i komunës së Agra-s në Indi, i ka kërkuar qeverisë që të mbyllë përkohësisht monumentet kombëtare të vendit – duke përfshirë këtu edhe monumentin historik të Agra-s, Taxh Mahalin.

Kjo për të frenuar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës Covid-19, pasi numri i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në 31.

“Turistët e huaj në një numër të madh vizitojnë Agra-n, kjo rrit shanset e përhapjes së koronavirusit në qytet”- tha kryetari Naveen Jain, duke shtuar se derisa koronavirusi të vihet nën kontroll, vendet historike në mbarë vendin duhet të jenë të mbyllura për vizitorët.

“Unë kërkoj nga qeveria e Indisë që të mbyllë të gjitha monumentet historike në vend, përfshirë Taxh Mahalin”– tha Jain, citon RT.

India ka shënuar një rritje të rasteve gjatë javës së kaluar, me numrin e të sëmurëve që u rrit nga 6 në 31 brenda ditësh.

 12 prej tyre ishin turistë italianë, një tjetër ishte një banor në Neë Delhi. Duke gjurmuar kontaktet e banorit nga kryeqyteti, autoritetet zbuluan se ai kishte infektuar dhe 6 anëtarë të një familje në Agra.

Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka shkuar mbi 100,000 të premten, dhe janë shënuar 3.500 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *