Vendosni fjalën kyçe....

Pilotët e dehur, anulohet fluturimi nga Skocia në Amerikë


Fluturimi nga Glasgou për në Nju Xhersi u anulua pasi dy pilotët u arrestuan pasi tentuan të niseshin në gjendje të dehur.

Policia skoceze njoftoi se të dy pilotët e “United Airlines”, në kontrollin para se të nisej fluturimi, rezultonin të ishin nën ndikimin e alkoolit.

Pilotët, njëri 61 dhe tjetri 45 vjeç tashmë do të përballen me drejtësinë.

Kjo ka bërë që fluturimi UA162 të anulohej dhe udhëtarët nuk dinin asgjë duke shprehur zemërimin e tyre në rrjete sociale. Ata u njoftuan për gjithçka kishte ndodhur vetëm pas një ore.

Megjithatë, kjo nuk është e parë që pilotët e kësaj kompanie tentojnë të pilotojnë aeroplanin në gjendje të dehur pasi kjo ka ndodhur edhe në një rast të mëparshëm.

Në atë rast, pilotët ishin dënuar me 10, përkatësisht 15 muaj burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *